Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK, raporton Klan Kosova.
Pozitat e kërkuara:
- Drejtor në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe Mjekësi Sportive
- Drejtor në Klinikën e Oftalmologjisë
- Drejtor në Klinikën e Nefrologjisë
- Drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare
- Drejtor në Institutin e Psikiatrisë Forenzike
- Drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Torakale
- Drejtor në Klinikën e Neonatologjisë
- Drejtor në Klinikën e Kardiologjisë
- Drejtor në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
- Drejtor në Klinikën e Urologjisë
- Drejtor në Shërbimin e Mikrobiologjisë
- Drejtor në Klinikën e Pediatrisë
Dorëzimi i aplikacioneve bëhet deri më datë 21.12.2024.