Kosova kundër Islandës në “play-off” për Ligën B

Kosova kundër Islandës në “play-off” për Ligën B

Kombëtarja e Kosovës do të luajë kundër Islandës, në ndeshjen e “play-off”-it për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Një gjë e tillë u vendos sot në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nion.

Të pranishëm në ceremoninë e shortit ishin presidenti Agim Ademi, përzgjedhësi Franco Foda, zv/drejtori i Kombëtares, Samir Ujkani dhe menaxheri Bajram Shala.

Ndeshjet e “play-off”-it zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm. Ndeshja e parë zhvillohet më 20 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ajo e kthimit më 23 mars.

Islanda nuk është kundërshtar i panjohur për Dardanët, pasi janë përballur dy herë në ciklin kualifikues të Botërorit 2018.