HomeAktualeGjykata Supreme shfuqizon pjesërisht rregullat për xhamat e errët

Gjykata Supreme shfuqizon pjesërisht rregullat për xhamat e errët

spot_img

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së organizatës joqeveritare “Marakli t’Kerreve” dhe Institutit “TriPika – Sport, Sociale, Ekonomi”, kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme, me objekt shqyrtimi të ligjshmërisë së nenit 7 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 12/2024 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2023 për Regjistrimin e Mjeteve, pas shqyrtimit gjyqësor publik të mbajtur më 4 qershor 2026, ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë e paditësve.

Me aktgjykim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragrafin 1, paragrafin 3 dhe paragrafin 4 të nenit 7 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 12/2024, ndërsa ka refuzuar kërkesëpadinë lidhur me paragrafin 2 të të njëjtit nen.

Gjykata ka konstatuar se Ligji Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe Ligji Nr. 05/L-132 për Automjete nuk përmbajnë ndalim të përgjithshëm për vendosjen e materialeve errësuese apo zëvendësimin e xhamave të automjeteve me xhama të errësuar. Përkundrazi, legjislacioni në fuqi parashikon mundësinë e modifikimeve në automjete, me kusht që ato t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit teknik dhe atestimit sipas standardeve të përcaktuara me ligj.

Sipas vlerësimit të gjykatës, paragrafi 1 i nenit 7 vendoste një kufizim që nuk gjendet në ligj, duke lejuar xhamat e errët vetëm për automjetet që i kanë të instaluara nga prodhuesi, ndërsa paragrafi 3 ndalonte në mënyrë të përgjithshme vendosjen e folieve errësuese në xhamat e automjeteve.

Gjykata vlerësoi se këto dispozita nuk përbënin thjesht zbatim apo konkretizim të ligjit, por krijonin kufizime të reja materiale që ligjvënësi nuk i kishte paraparë.
Po ashtu, gjykata konstatoi se paragrafi 4, i cili parashihte lejimin e përjashtimeve me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, ishte i lidhur ngushtë me ndalimin e parashikuar në paragrafin 3 dhe, për rrjedhojë, nuk mund të qëndronte në fuqi pasi vetë ndalimi bazë rezultoi i paligjshëm.

Në vendimin e saj, gjykata ka theksuar se organet administrative mund të nxjerrin akte nënligjore vetëm për të zbatuar dhe konkretizuar ligjin, por jo për të krijuar ndalime apo kufizime të reja që nuk burojnë nga dispozitat ligjore.

Çdo kufizim i të drejtave ose i mundësive të përdorimit të automjeteve duhet të mbështetet në autorizim të qartë ligjor dhe të respektojë parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.

Gjykata ka vlerësuar se dispozitat e shfuqizuara krijonin trajtim të ndryshëm për automjete që ndodhen në situata të krahasueshme, pa një bazë të qartë ligjore dhe pa u dëshmuar nevoja për një dallim të tillë në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

Ndërkaq, sa i përket paragrafit 2 të nenit 7, gjykata ka gjetur se ai përbën një dispozitë administrative dhe teknike që rregullon evidentimin e xhamave të errët në dokumentacionin e regjistrimit të automjetit dhe nuk vendos kufizime apo ndalime që bien ndesh me ligjin. Për këtë arsye, kjo dispozitë ka mbetur në fuqi.

Lajmet e Fundit

Osmani për DW: Zgjedhjet e shpeshta po e dëmtojnë Kosovën, kërkohet kompromis

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur...

Nis Kupa e Botës, Meksika nikoqire shënon golin e parë të Botërorit

Ka filluar ndeshja hapëse e Kupës së Botës midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Nikoqirët...

Përfundon numërimi në 35 QKN, mbesin vetëm edhe Prishtina, Prizreni e Gjilani

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet...

Agim Ademi takohet me Aleksandër Çeferinin në Kupën e Botës 2026

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar një fotografi me...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...