Votohet buxheti në lexim të dytë

Votohet buxheti në lexim të dytë

Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve). Ka theksuar Albin Kurti, kryeministër.

“Ky buxhet përmbanë paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura”.

“Përmbanë edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon”, ka shkruar Kurti.l në Facebook.

“Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët e vendit. Është buxhet për ta rritur mirëqenien e për ta zhvilluar ekonominë”.

“Falënderoj secilin deputet e secilën deputete për votën e tyre mbështetëse. Ky është buxheti i katërt që po e miratojmë në Kuvendin e Republikës, e do të jetë i pari për mandatin që na pret. Çdoherë e më shumë, gjithnjë e më lart për të gjithë”, ka theksuar ai.

Urime të gjithëve!