Kombëtarja e Kosovës i zhvillon dy miqësore me Estoninë në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës i zhvillon dy miqësore me Estoninë në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Estonisë, më 29 nëntor e 2 dhjetor.

Të dyja ndeshjet do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 13:00.

Grumbullimi i ekipit kombëtar të Kosovës do të fillojë më 25 nëntor, ku futbollistet dhe stafi do të akomodohen në hotel ‘Star Hill’. Ndërkohë, seanca e parë stërvitore e Dardaneve do të zhvillohet më 26 nëntor në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 11:30.

Këto dy ndeshje miqësore do të jenë një mundësi e mirë për përzgjedhësin Sami Sermaxhaj që të vazhdojë përgatitjet dhe të forcojë ekipin për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.