Finalizohet draft ligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030
Ministria e Kulturës ka njoftuar se takimi i përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komitetit Olimpik të Kosovës, Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka rezultuar me finalizimin e draft-ligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
“Dokumenti do të përcjellet për votim në mbledhjen e radhës të Qeverisë dhe do të procedohet tutje për vlerësim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
“Ligji për LM Prishtina 2030 parasheh lehtësira për investime në infrastrukturën sportive, përcakton formën dhe mënyrën e funksionimit të Komitetit Organizativ, mënyrën e financimit, përcakton rolet e palëve përfshirëse, etj”, ka njoftuar MKRS-ja.