Osmani: Për herë të parë në histori, Kosovës iu hapën dyert në Samitin e NATO-s

Osmani: Për herë të parë në histori, Kosovës iu hapën dyert në Samitin e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit, tha se për herë të parë vendit iu hapërn dyert në Samitin e NATO-s.

Ajo po ashtu shton se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me partnerë te tjerë, riafirmojnë rolin e vendit për paqe zhvillimin në rajon dhe më gjerë.

“Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara, si dhe me partnerët e tjerë në Evropë e përtej, riafirmojnë rolin tonë si një forcë proaktive për paqen dhe zhvillimin në rajonin tonë dhe më gjerë”, tha Osmani.