Gazetari Leonard Kerquki, i cili është autor i emisionit Pressing në T7, ka hapur emisionin me një koment pas deklaratës së nënkryetares së Komisionit të Pavarur të Mediave, Drita Morina e cila, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini. Gazetari Kerquki, raportoi se televizionet e Kosovës, që një muaj janë në presion nga KPM-ja duke u gjobitur me dhjetëra mijëra euro, me qëllim “mbylljen e televizioneve”. Por, gazetari Kerquki paralajmëroi se “kjo beteje do të fitohet nga mediat”.
Në fjalën hyrëse të emisioni, gazetari Leonard Kerquki tha:
“Televizionet e Kosovës janë tash e një muaj në presion të paparë të KPM-së, shumica prej tyre tashmë janë gjobitur me dhjetëra mijëra euro. Nënkryetarja e KPM-së, ka propozuar të mbyllet emisioni debatues “Debat Plus”, për shkak, sipas saj thyerjes së rregullave të KPM-së. Nuk bëhet fjalë për thyrje të rregullave, bëhet fjalë për një deklaratë të bërë nga Uran Ismaili në këtë emision për Artane Rizvanolli..”.
Kërquki tutje u shpreh “KPM nuk mundet me mbyllë as atë dhe asnjë emision tjetër, por shqetësimi është fakti që dikujt në KPM i shkon mendja për të mbyllë emisione ose televizione”.
“Qëllimi i gjobave është mbyllja e televizioneve….”, sqaroi gazetari.
Ai shpjegoi se në fund “Mediat do ta fitojnë këtë betejë dhe jo ajo (Drita Morina), apo kushdo nga KPM që mendon sikur ajo”.
Video e plotë:

