Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës
Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses përgatitjet për ndeshjen e dytë të nëntorit dhe të fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës në stadiumin “Air Albania”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë, ndërsa Jasir Asani zhvilloi fillimisht një seancë individuale dhe më pas iu bashkua grupit.
Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Atmosfera në ekip është pozitive dhe kuqezinjtë ndihen shumë të motivuar për të përmbushur objektivin dhe për të dhënë maksimumin nesër para tifozëve që do të jenë në stadiumin “Air Albania”.
Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe skuadra në fushë provoi disa skema të ndryshme loje dhe vendosje taktike.
Ndeshja Shqipëri – Ukrainë e vlefshme për grupit B1 të UEFA Nations League, do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.