Homeballine 2Agim Ademi nga Meksika: Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e...

Agim Ademi nga Meksika: Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e ngjarjeve madhore të futbollit botëror

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Meksikë me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për të ndjekur ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Përmes një postimi, Ademi bëri të ditur se do të marrë pjesë edhe në Samitin e FIFA-s që do të mbahet në Miami.

Nga Meksika, kreu i FFK-së ka përgëzuar futbollistet e Kosovës për kualifikimin në “Play-Off” të Botërorit 2027, duke e cilësuar këtë arritje si një sukses që i bën krenarë të gjithë.

Postimi i tij në ‘Facebook’:

Në qytetin me simbolikë të veçantë për futbollin tonë, aty ku para dhjetë vjetësh Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit.

Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ndodhem në Meksikë për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, Meksika-Afrika e Jugut. Gjithashtu, do të jem edhe pjesë e Samitit të FIFA-s që do të mbahet në Majami.

Nga këtu edhe një herë i përgëzoj vashat tona dardane për kualifikimin në “Play-Off” të Botërorit 2027, një sukses që na bën krenarë të gjithëve.

Besoj fuqishëm se me punën, përkushtimin dhe talentin që kanë djemtë dhe vajzat tona, edhe Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e ngjarjeve të tilla madhore të futbollit botëror.

Jam shumë i lumtur që strategjia dhe projektet zhvillimore të FFK-së po implementohen me sukses dhe tashmë po japin rezultatet e para konkrete si në futbollin e femrave, edhe në zhvillimin e talenteve të rinj.

Akademia e FIFA-s në Prishtinë, e para e këtij lloji në Ballkan, po jep frytet e saj, ku talentet tona po marrin formimin më të mirë profesional nën udhëheqjen e ekspertit të FIFA-s dhe stafit tonë teknik. Kjo është dëshmi se investimi në të rinjtë dhe puna e vazhdueshme po ndërtojnë themele të forta për të ardhmen e futbollit të Kosovës.

🇽🇰⚽️🏆🌍

#MeFutbollinPërKosovën

Lajmet e Fundit

Aleanca formon Komisionin për zgjedhjet e brendshme në degët ku ende nuk janë mbajtur kuvendet

Kryesia e Aleancës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë trajtuar çështjet kryesore...

Prishtina përuruon “Tregun e Veturave”, Rama: Fund shitjes së veturave në hapësira të improvizuara

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot është përuruar “Tregu i Veturave”,...

Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar se...

​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit dhe të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...