Krejt jeta publike e Kurtit, kryeministrit në largim, përshkruhet me mashtrime

Krejt jeta publike e Kurtit, kryeministrit në largim, përshkruhet me mashtrime

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar në Facebook se ka paralajmëruar më herët se do të shokohen besimtarët e Kurtit, sipas tij s’keni pa akoma asgjë.

“Krejt jeta publike e Kurtit, kryeministrit në largim, përshkruhet me sofizëm, mashtrime e keqinterpretime të realiteteve, me qëllimin e vetëm – pushtetin, pa i zgjedhur mjetet”.

“Edhe mbrëmë, për kushedi të satën herë, Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë bërë cak i fushatës propagandistike, por në fakt edukimi seksual është pjesë e ideologjisë së tij dhe ky doracak skandaloz është bërë me qëllim”, ka theksuar Haziri.

Sipas tij, ata që kanë besuar se mund të jenë edhe me Zotin e edhe me komunistat, kanë gabuar. “Tragjedia më e madhe është se një pjesë jo e vogël e hoxhallarëve një ateist e kanë shpall myfti e vetën të auto-xhematizuar!”.

“Por, e mira është që nuk ka asgjë më fantastike se realiteti. Me propagandë ke ardh dhe prej propagandës ke me shku. Rruga e Re për Kosovën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, tashmë është përqafuar nga shumica e kosovarëve sepse ne besojmë Zot, Familje e Atdhe. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!”, ka shkruar Haziri.