Muamed Sejdini dorëhiqet nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut
Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ai e bëri të ditur këtë përmes një shkrimi në Facebook.
Sejdini tha se udhëhoqi futbollit e RMV-së për shtatë vjet drejt sukseseve historike, duke arritur që njëherë të kualifikohen edhe në Kampionatin Evropian “EURO 2020”, por nuk i bëri të ditura detajet e këtij largimi.
Por, Muhamet Sejdini, do ta ushtrojë këtë detyrë deri më 22 dhjetor deri kur zgjedhet pasardhësi i tij.
“E lë këtë pozicion me krenari dhe falënderim të madh për të gjithë ata që kontribuuan në këto arritje: lojtarët, trajnerët, klubet, investitorët, administratën, Komitetin Ekzekutiv (Këshillin Drejtues) dhe çdo dashamirës të futbollit. Unë do të vazhdoj të ushtroj rolin tim deri më 22 dhjetor, kur në një Kuvend të Jashtëzakonshëm do të zgjidhet pasardhësi im. Me besim të plotë në të ardhmen e Federatës dhe të futbollit tonë, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite.”, tha ai në njoftimin e tij.