Grabitje në një market në Prishtinë
Një grabitje ka ndodhur në një market në Prishtinë, ku dy të dyshuar kanë kanosur një punonjëse të marketit me një mjet të mbrehtë, thikë.
Sipas informacioneve të para nga policia gjatë këtij akti, ata kanë arritur të marrin një shumë parash nga arka e marketit dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe gjetjen e autorëve të dyshuar./Telegrafi/