Arrestohet një i dyshuar për prishje të rendit kushtetues dhe huliganizëm

Arrestohet një i dyshuar për prishje të rendit kushtetues dhe huliganizëm

Policia kosovare e ka arrestuar të premten një të dyshuar për huliganizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Kosovës, njoftoi Prokuroria Speciale e vendit.

I dyshuari, me inicialet M.D., u arrestua në rajonin e Mitrovicës pas një hetimi disamujor dhe do të mbahet në paraburgim për 48 orë, tha Prokuroria.

Ai dyshohet për disa vepra penale si, bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmit, dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Prokuroria nuk tregoi në njoftimin e saj se ku dhe kur i ka kryer veprat e pretenduara i dyshuari.