HomeAktualeBritania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

spot_img

Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve nëse vazhdon bllokada politike, paralajmëroi ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, duke theksuar se sistemi kushtetues i vendit është ndërtuar për bashkëpunim, e jo për dominim politik.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ai përgëzoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe vlerësoi angazhimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e tyre në një afat të shkurtër.

Megjithatë, diplomati britanik vuri në dukje se kriza politike po rrezikon seriozisht të ardhmen e Kosovës.

“Kosova duhet të jetë krenare për historikun e saj demokratik që nga pavarësia. Mbretëria e Bashkuar është krenare që ka qenë pranë Kosovës në çdo hap. Por, pjesëmarrja e dukshme e ulët në zgjedhjet e së dielës tregon se durimi i qytetarëve me politikanët po shteron”, tha Hargreaves për Radion Evropa e Lirë.

Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin, në përputhje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Ky ishte procesi i tretë zgjedhor brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër procesi të parakohshëm më 28 dhjetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para me rreth 42 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rreth 7 për qind dhe Lista Serbe me rreth 6 për qind.

Hargreaves tha se krizat dhe bllokadat institucionale të një viti e gjysmë po e dëmtojnë seriozisht pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Këto ngërçe rrezikojnë të dobësojnë kredibilitetin dhe progresin e Kosovës ndërkombëtarisht. Ato u japin mundësi kundërshtarëve të Kosovës ta paraqesin atë si një vend të dobët dhe jostabil, ndërsa ua bëjnë të vështirë aleatëve që ta mbrojnë dhe përkrahin”, tha ambasadori britanik.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik dhe institucione funksionale, duke theksuar se partitë duhet të arrijnë marrëveshje për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që vendi të marrë vendime dhe të prodhojë rezultate.

“Kuvendi ka qenë plotësisht funksional vetëm për rreth 10 javë në 75 javët e fundit. Shumë nga kjo kohë u është kushtuar procedurave, jo ndikimit te populli i Kosovës”, tha Hargreaves, duke shtuar se “është jetike që të sigurohet certifikimi i shpejtë i rezultateve, respektimi i vullnetit të votuesve dhe marrëveshja ndërpartiake për formimin e institucioneve”.

Sipas tij, Kosova ka një kornizë të fortë kushtetuese që inkurajon bashkëpunimin në vend të dominimit, por funksionimi i saj varet nga gatishmëria e liderëve politikë për kompromis dhe bashkëpunim.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...