HomeAktualeRama gazetarëve të BE-së: Unë jam kryeministër, dua që çdo projekt të...

Rama gazetarëve të BE-së: Unë jam kryeministër, dua që çdo projekt të bazohet në fakte

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të Bashkimit Europian, të cilët kanë mbërritur në vendin tonë, ku në fokus të pyetjeve ishte investimi në Zvërnec i lidhur me Jared Kushner.

Gjatë përgjigjeve të tij, Rama theksoi se vlerësimi i çdo projekti duhet të bëhet mbi bazën e fakteve dhe rezultateve konkrete, jo mbi emrat apo lidhjet politike të investitorëve. Ai vlerësoi se një pjesë e vëmendjes që protesta ka marrë jashtë kufijve të Shqipërisë lidhet me emrin e Donald Trump.

“Arsyeja pse bota është kaq e entuziazmuar për këtë është për shkak të Trumpit, sepse nuk besoj se flamingot në Shqipëri do të kishin bërë një trazim kaq të madh. Por kjo nuk ka të bëjë me Trumpin. Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë.

Për mua, ata nuk ishin familja e Trumpit, por investitorë që donin të ndërtonin në Shqipëri. Mua më thonë se jam njeriu i Sorosit, tani më thonë se jam njeriu i Kushnerit. Gjeni vetë se kush jam!

Unë jam kryeministri i vendit dhe dua që çdo projekt të bazohet në fakte. Përgjigjja do të jepet përmes vetë projektit: nëse projekti do të japë përgjigjen e duhur, do të vazhdojë; nëse jo, do të duhet të ndryshohet”, tha Rama.

Top Channel

Lajmet e Fundit

Agim Ademi tregon se çka bisedoi në takimin me Donald Trumpin (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka rrëfyer detaje nga takimi...

Franca përshpejton dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve të reja ushtarake...

Frika nga rënia e Euros, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

Shqiptarët po zgjedhin të ruajnë kursimet me monedhën vendase. Depozitat në lek u rritën...

Ademi: Zhgënjimi për Botërorin kaloi, Kosova po ndërton një tjetër nivel

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...