HomeSportKlubi Italian shpreh interesim për Albion Rrahmanin “Lewa” i Kosovës shumë afër...

Klubi Italian shpreh interesim për Albion Rrahmanin “Lewa” i Kosovës shumë afër Serie A-s

spot_img

Klubi italian Venezia, i cili këtë sezon do të garojë në Serie A pas sigurimit të promovimit në elitën e futbollit italian, ka nisur lëvizjet për përforcimin e skuadrës, me fokus të veçantë në repartin ofensiv.

Mes emrave që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit italian është edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, i cili aktualisht aktivizohet te Sparta Praga dhe konsiderohet një nga futbollistët më premtues të gjeneratës së tij, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve të mediumit italian Sky Sport, Venezia po monitoron nga afër situatën e sulmuesit kosovar të lindur në vitin 2000. Vlera e kartonit të tij vlerësohet rreth 8 milionë euro, ndërsa paraqitjet e tij me klubin çek dhe me Kombëtaren e Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave evropiane.

Përveç Rrahmanit, Venezia po shqyrton edhe alternativa të tjera për fazën e sulmit.

Në listën e klubit italian gjendet edhe Gift Orban, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Veronës, ndërsa drejtuesit po punojnë gjithashtu për mundësinë e transferimit të sulmuesit gjerman Niclas Fullkrug.

Raporti thekson se Venezia tashmë ka nisur kontaktet e para për të mësuar më shumë rreth mundësisë së transferimit të Albion Rrahmanit.

Megjithatë, transmeton klankosova.tv klubi italian nuk është i vetmi që po ndjek zhvillimet rreth sulmuesit nga Podujeva, pasi interesim për të kanë shfaqur edhe skuadra të tjera.

Albion Rrahmani vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur të futbollit kosovar në merkato, ndërsa mbetet të shihet nëse interesimi i Venezias do të konkretizohet në një ofertë zyrtare gjatë javëve të ardhshme.

Lajmet e Fundit

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve nëse vazhdon bllokada politike,...

Temperaturat e larta sjellin rreziqe, mjeku tregon si të mbrohemi

Ngritja e temperaturave pos efekteve pozitive mund të ketë edhe ato negative. Mjeku Rushit Ismajli,...

Kosova triumfon bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguron Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit,...

Rama gazetarëve të BE-së: Unë jam kryeministër, dua që çdo projekt të bazohet në fakte

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të Bashkimit Europian, të...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...