Samiti i BE-së në Budapest: Ekonomia duhet forcuar

Samiti i BE-së në Budapest: Ekonomia duhet forcuar

Mario Draghi pati sërish një prezantim të madh në Budapest. Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe ish-kryeministri i Italisë u shpjegoi për herë të dytë 27 krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, se si Evropa mund të rifitojë aftësinë ekonomike të konkurrencës kundrejt ShBA-së dhe Kinës.

Draghi për këtë në fillim të shtatorit paraqiti një raport prej 400 faqesh, të cilin e prezantoi në samitin e BE-së në Bruksel në tetor.

Meqenëse atëherë nuk kishte shumë kohë në dispozicion për të folur intensivisht lidhur me rekomandimet e Draghit, u diskutua tani në samitin jozyrtar të presidencës hungareze, që u zhvillua në stadiumin e futbollit Puskas në Budapest, raporton DW.