HomeAktualeFSK-ja dhe Garda Kombëtare e Ajovës thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

FSK-ja dhe Garda Kombëtare e Ajovës thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

spot_img

Në vazhdën e bashkëpunimit, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësadjutantin dhe udhëheqshin e Gardës Ajror të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral brigade Mark A. Muckey, dhe stafin e tij.

Fillimisht, gjeneral Jashari e falënderoi gjeneral Muckey për mbështetjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Ajovës në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar si ‘storie suksesi’ e partneritetit të këtij lloji.

Gjithashtu, Jashari e informoi për zhvillimet aktuale në FSK dhe për rolin e rëndësishëm në garantimin e sigurisë në vend, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të saj në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Në anën tjetër, Muckey e përgëzoi asharin për lidershipin e tij dhe arritjet e deritanishme të FSK-së, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së forcës Ajrore të GKA, në procesin e zhvillimit të mbrojtjes së hapësirës ajrore.

Gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan progresin e konsiderueshëm të arritur nga FSK-ja në zhvillimin, modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve të saj operacionale. Ata gjithashtu shprehën vlerësim të lartë për profesionalizmin, performancën dhe nivelin e lartë të ndërveprueshmërisë së personelit në kuadër të aktiviteteve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Në përmbyllje të takimit, gjeneralët riafirmuan përkushtimin e tyre për avancimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, duke e cilësuar atë si një partneritet me rëndësi të veçantë strategjike.

Në këtë kontekst, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës u vlerësua si një faktor kyç për garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në rajon.

Lajmet e Fundit

Agim Ademi tregon se çka bisedoi në takimin me Donald Trumpin (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka rrëfyer detaje nga takimi...

Franca përshpejton dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve të reja ushtarake...

Frika nga rënia e Euros, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

Shqiptarët po zgjedhin të ruajnë kursimet me monedhën vendase. Depozitat në lek u rritën...

Ademi: Zhgënjimi për Botërorin kaloi, Kosova po ndërton një tjetër nivel

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...