NBA, Curry ndriçon “TD Garden”, Golden State mund kampionët e Bostonit

NBA, Curry ndriçon “TD Garden”, Golden State mund kampionët e Bostonit

Golden State ka arritur të fitojë në Boston falë performancës të Steph Curry, i cili ishte autor i 27 pikëve dhe 9 asisteve. Kampionët në fuqi e patën të pamundur për të përballuar ekipin nga San Francisko.

Publiku i “TD Garden” priti me vërshëllima trajnerin e Ëarriors,  Steve Kerr, pasi ky i fundit nuk aktivizoi në “Paris 2024” idhullin e tyre, Jayson Tatum.

Ndeshja nisi fort për të zotët e shtëpisë, të cilët limituan sulmin e Golden State. Por me kalimin e kohës skuadra nga Kalifornia u fut në garë falë Steph Curry, i cili u ndihmua shumë edhe nga Buddy Hield. Ky i fundit edhe pse nisi ndeshjen nga pankina dha një kontribut të rëndësishëm duke shënuar 16 pikë.

Sa i përket kampionëve në fuqi rëndoi shumë mungesa e Jaylen Broën ndërsa Tatum (32 pikë) dhe Derrick Ëhite (26 pikë) ishin të vetmit në lartësinë e kundërshtarit