Hargreaves viziton Lipjanin, theks të veçantë i dha zhvillimit ekonomik të vendit
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Ahmeti dhe Hargreaves, sipas një njoftimi nga ana e komunës, diskutuan për çështje të ndryshme por theks më të veçantë i kanë dhënë zhvillimit ekonomik në Lipjan, pozitës së gruas në shoqëri dhe pushtetit lokal në Kosovë.
“Kryetari z. Imi Ahmeti fillimisht ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për vizitën në Lipjan, duke shprehur mirënjohjen ndaj tij për kontributin dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës si një aleat i pazëvendësueshëm”, thuhet në njoftim.
“Ahmeti po ashtu ka informuar ambasadorin për karakteristikat e Komunës së Lipjanit dhe çështjet tjera aktuale rreth realizimit projekteve”.
“Nga ana tjetër, Ambasadori Jonathan Hargreaves e falënderoi Kryetarin Ahmeti për pritjen, e njëkohësisht theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë edhe me tutje, për të avancuar në çdo drejtim raportet mes të dyja vendeve”.