Po funksionalizohet dhe hapet për vizitorë muzeu i Nënë Terezës në Prizren

Po funksionalizohet dhe hapet për vizitorë muzeu i Nënë Terezës në Prizren

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se përveç ekspozitës së përhershme, muzeu do të ketë program artistik vjetor e aktivitete edukuese për fëmijë, duke u shndërruar në një hapësirë kulturore shtesë për qytetin.

“Për funksionalizimin e tij kemi nënshkruar sot marrëveshje me komunën e Prizrenit dhe Fondacionin e Trashëgimisë Kulturore pa Kufi CHwB. Bashkë do të punojmë që ky muze të jetë pikë referuese për vizitorët. Trashëgimia jonë kulturore është vlerë e identitet, por në të njëjtën kohë edhe aset zhvillimor”, ka shkruar ai në Facebook.