HomeAktualeDnV-ja: Zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese

DnV-ja: Zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese

spot_img

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) ka publikuar sot Deklaratën Preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 u zhvilluan përgjithësisht në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të qeta.

“Procesi zgjedhor u administrua në mënyrë profesionale dhe efikase, ndërsa votuesit patën mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë dhe të barabartë. Zgjedhjet u mbajtën në një kontekst të pazakontë politik dhe institucional, duke përbërë procesin e tretë zgjedhor në nivel vendi brenda një periudhe prej rreth gjashtëmbëdhjetë muajsh. Ky cikël i vazhdueshëm zgjedhor ishte pasojë e pamundësisë së akterëve politikë për të ndërtuar institucione stabile dhe për të siguruar konsensusin minimal të nevojshëm për funksionimin normal të sistemit institucional. Në krahasim me proceset e fundit zgjedhore, fushata dhe Dita e Zgjedhjeve u karakterizuan nga një lodhje zgjedhore e manifestuar në riciklim të ofertave të kaluara politike dh në ulje të motivimit qytetar për pjesëmarrje në zgjedhjes”, thuhet në këtë deklaratë.

Sipas DnV-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve administroi shumicën dërrmuese të operacioneve zgjedhore në mënyrë profesionale dhe brenda afateve të parapara. “Ndryshe nga disa procese të mëhershme zgjedhore, puna e KQZ-së u karakterizua nga më pak përplasje politike dhe një proces vendimmarrës më funksional. Organizimi i votimit brenda dhe jashtë Kosovës, përgatitjet teknike për Ditën e Zgjedhjeve, si dhe komunikimi publik me votuesit, u realizuan përgjithësisht në mënyrë efektive. Megjithatë, në disa raste KQZ ndërmori veprime që tejkalonin bazën ligjore ekzistuese, veçanërisht përmes disa dispozitave të miratuara në Rregulloren për Vëzhguesit e Zgjedhjeve dhe vendimit për lejimin e identifikimit të votuesve jashtë Kosovës me dokumente të skaduara, i cili më pas u anulua nga PZAP”, thuhet në deklaratë.

Sipas DnV-së, votimi jashtë Kosovës u zhvillua pa probleme serioze dhe pa debatet politike që kishin karakterizuar procese të mëhershme.

“Interesimi i diasporës mbeti i lartë, me mbi 131 mijë votues të regjistruar dhe me pjesëmarrje mbi 82% në votimin fizik në përfaqësitë diplomatike. Administrimi i këtij segmenti të procesit ishte përgjithësisht efektiv. Megjithatë, publikimi në rrjete sociale i fotografive dhe videove që shfaqnin fletëvotime të plotësuara vazhdon të ngrejë shqetësime lidhur me fshehtësinë e votës dhe integritetin e votimit jashtë Kosovës”.

“Fushata zgjedhore u zhvillua në një ambient konkurrues dhe përgjithësisht të qetë. Subjektet politike patën mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre dhe të komunikojnë lirshëm me votuesit në të gjithë territorin e vendit. Diskursi politik ishte më i moderuar krahasuar me disa procese të mëhershme zgjedhore dhe nuk u shoqërua me incidente serioze. Megjithatë, barazia e garës mbeti një nga shqetësimet kryesore të evidentuara gjatë kësaj periudhe. Vendimet e Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme financiare për kategori të ndryshme të qytetarëve dhe subvencionimin e linjave ajrore për mërgatën në prag të zgjedhjeve krijuan ndikim në ambientin zgjedhor dhe cenonin perceptimin e barazisë së garës ndërmjet konkurrentëve politikë”, thuhet në deklaratën e DnV-së.

Sipas kësaj organizate, mediat luajtën rol të rëndësishëm në informimin e qytetarëve gjatë periudhës zgjedhore dhe ofruan hapësirë për prezantimin e qëndrimeve të subjekteve politike.

“Megjithatë, raportimi dhe debatet publike shpesh u fokusuan më shumë në dinamikat e garës dhe retorikën politike sesa në analizimin e programeve dhe politikave konkrete të propozuara nga garuesit. Njëkohësisht, fushata zgjedhore vazhdoi të zhvendoset në masë të konsiderueshme në hapësirën digjitale, ku rrjetet sociale shërbyen si një nga kanalet kryesore të komunikimit politik. Përdorimi intensiv i përmbajtjeve të sponsorizuara dhe materialeve video konfirmoi rëndësinë në rritje të platformave online në garën zgjedhore, por njëkohësisht evidentoi vazhdimin e sfidave që lidhen me dezinformimin dhe shpërndarjen e informacionit të paverifikuar. Oferta politike u fokusua kryesisht në çështje ekonomike dhe sociale, ndërsa debati publik shpesh dominohej nga mesazhe politike dhe slogane elektorale më shumë sesa nga diskutime të detajuara mbi politikat publike dhe realizueshmërinë e tyre. Fushata mbeti kryesisht e përqendruar rreth liderëve partiakë, ndërsa gratë vazhduan të jenë dukshëm më pak të përfaqësuara në debatet publike dhe hapësirën mediatike sesa në listat zgjedhore”, ka vlerësuar DnV-ja.

“Dita e Zgjedhjeve u zhvillua në atmosferë të qetë dhe pa incidente serioze që do të mund të cenonin integritetin e procesit. Hapja, votimi dhe mbyllja e vendvotimeve u administruan përgjithësisht n

Lajmet e Fundit

Rama gazetarëve të BE-së: Unë jam kryeministër, dua që çdo projekt të bazohet në fakte

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të Bashkimit Europian, të...

Klubi Italian shpreh interesim për Albion Rrahmanin “Lewa” i Kosovës shumë afër Serie A-s

Klubi italian Venezia, i cili këtë sezon do të garojë në Serie A pas...

Plani i Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të Prishtinës është miratuar

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se plani ofron një kornizë strategjike për...

Shefja e BE-së në Kosovë sheh nga afër procesin e numërimit të votave

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar sot Qendrën e...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...