Zef Morina rizgjedhet kryetar i PShDK-së, akuzon Kurtin se e ka katandisur vendin
Bashkëpunimi Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës do të ndikojë në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të vendit, për një Kosovë më të begatë dhe më të shëndoshë.
Kështu është theksuar nga përfaqësuesit e këtyre partive në Kuvendin e njëmbëdhjetë zgjedhor të PShDK-së, në të cilën Zef Moria është zgjedhur për të dytin mandat kryetari i kësaj partie, si dhe Këshilli i Përgjithshëm.
Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina ka treguar platformën dhe pikëpamjet lidhur me rrugëtimin, ringritjen dhe zgjerimin e këtij subjekti politik në katër vitet e ardhshme.