Kombëtarja U19 e Kosovës gati për ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2025

Kombëtarja U19 e Kosovës gati për ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2025

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi, ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2025, për të cilat UEFA ia ka besuar organizimin Federatës së Futbollit të Kosovës. Turneu kualifikues i Grupit 10 për Euro 2025 do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e ku Dardanët e rinj do të përballen me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe.

Lista e përzgjedhësit Maliqi përfshin 20 futbollistë, të cilët do të jenë pjesë e këtij cikli kualifikues. Po ashtu, trajneri ka hartuar edhe një listë rezerve me 9 lojtarë, të cilët do të jenë të gatshëm për t’u thirrur në rast të ndonjë lëndimi apo ndryshimi të papritur.

Orari i ndeshjeve të Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’:

Kosova – Austria, e mërkurë, 13 nëntor 2024 – ora 15:00

Spanja – Kosova, e shtunë, 16 nëntor 2024 – ora 15:00

Ishujt Faroe – Kosova, e martë, 19 nëntor 2024 – ora 12:00.