HomeAktualePlanet e KQZ-së: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më...

Planet e KQZ-së: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë të mbajtur pasditen e 8 qershorit, tha se këto dy data janë vetëm planifikime nga ana e institucionit, pasi shpallja e rezultateve dhe certifikimi i tyre, ndër tjera, varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët për procesin, raporton Rel.

“Krejt kjo varet nga ecuria e aktiviteteve, dinamika e aktiviteteve që zhvillohen në këto qendra [Qendrat komunale të Numërimit]. Gjithashtu, mes shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe certifikimit ka një proces ankimor, i cili duhet të zhvillohet në institucione të ndryshme siç është PZAP-ja [Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres] dhe Gjykata Supreme”, tha ai.

Elezi njoftoi se, nga 38 komunat, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë paraditen e së hënës ka nisur në 15 sosh: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

“Ndërkaq, pasdite aktivitetet do të fillojnë në Qendrat Komunale të 23 komunave të tjera”, shtoi ai.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë pritet të përmbyllet brenda disa ditësh.

Deri më tani, numërimi i votave të rregullta është përmbyllur – pasi ai bëhet në klasa menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve – brenda disa orësh pas përfundimit të votimit. Tani, KQZ-ja bën verifikimin e votave për partitë, paralelisht me numrin e votave për kandidatët.

Lajmet e Fundit

Hidhet shorti i Ligës së Parë, sezoni i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se është hedhur shorti për edicionin e...

Prishtina mirëpriti grumbullimin e radhës për vajzat dhe djemtë U13

Në kuadër të projektit për Grumbullimet Rajonale Seleksionuese U13, vajzat dhe djemtë e gjeneratës...

Përfaqësues të disa federatave përfunduan me sukses kursin për administratorë të sportit

KOK përmes Akademisë Olimpike, organizoi këtë fundjavë kursin për administratorë të sportit. Përfaqësues të...

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin ushtarak në ShBA

Nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC (Engineer Basic...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...