Gjigandi i La Liga pas Leaos, mendon transferimit e portugezit
Barcelona vazhdon të monitorojë situatën e Rafael Leaos. Sipas asaj që shkruajnë mediat, lojtari i AC Milan vlerësohet në maksimum nga presidenti i Blaugrana-s, Joan Laporta, i cili është gati të bëjë një sakrificë ekonomike për transferimin e tij.
Barça duket thjeshtë spektator i interesuar pasi për momentin nuk vepron dot për shkak të parametrave financiarë të vendosur nga La Liga.
Gjigandi spanjoll është në kërkim të një anësori të majtë për sezonin 2025-2026 dhe Leao është në krye të listës së Deco-s. Kontrata aktuale e 25-vjeçarit me “Djallin” skadon në vitin 2028 dhe nuk përfshin asnjë klauzolë.