Miratohet lista përfundimtare me emrat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e 256-të, në të cilin ka diskutuar pikat e rendit të ditës.
Këshilli i Prokurorial i Kosovës ka miratuar udhëzuesin për panelin vlerësues në zbatim të Rregullores 07/2024 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, ka miratuar raportin e Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, të cilin e prezantoi kryetari i Komisionit rekrutues, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe, njëkohësisht, mori vendim që emrat e 24 prokurorëve të zgjedhur të dërgohen për dekretim tek presidentja e vendit, gjithashtu ka trajtuar kërkesën e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me rishikimin e pagës së tij dhe shtesave, si dhe autorizoi Komisionin për Çështje Normative që të përgatitë një analizë me rekomandime për këtë rast dhe rastet e tjera të ngjashme.