Shërbimit Urgjent në Prizren i shtohen dy autoambulanca të reja
Komuna e Prizrenit i ka dhuruar sot Shërbimit Urgjent të Prizrenit dy autoambulanca të reja.
Kryetari i komunës, Shaqir Totaj ka njoftuar se ato janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme mjekësore për përgjigje të shpejtë dhe efikase në rastet emergjente.
“Këto autoambulanca dhe kujdesi mjekësor cilësor në kohë e ngrit edhe më shumë nivelin e sigurisë shëndetësore për të gjithë banorët e rajonit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.