HomeAktualeHamza: Qytetarët janë lodhur nga krizat, institucionet të formohen sa më parë

Hamza: Qytetarët janë lodhur nga krizat, institucionet të formohen sa më parë

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

Hamza në një konferencë për media, theksoi se pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në këtë proces zgjedhor është mesazh për të gjitha partitë politike se populli është lodhur nga krizat.

“Unë i uroj të gjitha partitë politike që kanë qenë në garë për rezultatet. Ka qenë një proces në vazhdën e disa proceseve zgjedhore. Për PDK-në, rezultati është ky që është. Sigurisht që kemi mundur më shumë. Nëse i referohemi vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, unë pres që numri i deputetëve të jetë pak më i madh se sa që ka qenë në mandatin paraprak. Megjithatë ne po e presim përfundimin e procesit zgjedhor, numërimin e të gjitha votave”, tha kryetari i PDK-së.

Hamza tha se qytetarët kanë nevojë për stabilitet politik, institucional dhe që Qeveria e vendit të merret me përmirësimin e standardit të jetesës së tyre.

“Është e rëndësishme që të kemi konstituim të Kuvendit sa më shpejtë, formim të Qeverisë, zgjedhje të Presidentit dhe të mos ketë vakum institucional, për shkak se interesi i vendit është mbi interesin e secili subjekt politik”, shtoi ai.

Hamza u shpreh se gara zgjedhore ka qenë e pabarabartë, sepse partia në pushtet e ka shfrytëzuar buxhetin e shtetit për shtesa dhe subvencione, pikërisht në kohë fushate.

“Zgjedhjet kanë qenë të lira, por nuk kanë qenë të drejta dhe ishin të pabarabarta, sepse është përdorur paraja publike, e cila sigurisht ka ndikuar edhe në rezultat. Për këtë qëllim unë kam thënë që zgjedhjet mund të kenë qenë të lira, por nuk janë të ndershme”, theksoi ai.

Hamza njoftoi se PDK ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, një proces që do të finalizohet brenda këtij viti.

“Unë si kryetar i PDK-së jam zgjedhur para disa muajve, sigurisht se jam në mandat të plotë për 4 vjet. Megjithatë, në këtë proces zgjedhor gara do të jetë e hapur për të gjitha nivelet prej nëndegëve, degëve, për këshillin drejtues dhe për kryetarin. Posti i kryetarit do të jetë garë e hapur”, tha ai.

Sa i përket vendimit për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hamza tha se presin vendim lirues.

“Presim që të jetë vendim lirues, përndryshe kish me qenë vështirë me i thanë drejtësi kësaj. Nuk ka asnjë arsye që vendimi të mos jetë lirues”, theksoi ai.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...