Nga sot, mbi 30 biblioteka të Kosovës do të kenë nga 604 tituj të botimeve më shumë
Nga sot, mbi 30 biblioteka të Kosovës dhe ato të Preshevës, Ulqinit dhe Manastirit do të kenë nga 604 tituj të botimeve më shumë në fondet e tyre librare.
“Në mandatin tonë kemi transformuar mbështetjen për librin duke ndarë çdo vit nga një milionë euro për autorin, botime, përkthime, dhe nxitje të lexueshmërisë”, ka shkruar në Facebook ministrja e Kulturës, Daulina Osmani.