Përfundon gara ndërkombëtare e pingpongut “WTT YC Prishtina 2024” për grupmosha të reja

Përfundon gara ndërkombëtare e pingpongut “WTT YC Prishtina 2024” për grupmosha të reja

Ka përfunduar gara ndërkombëtare e pingpongut “WTT YC Prishtina 2024” për grupmosha të reja, e organizuar nga FPPK në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

103 pingpongistë nga 14 shtete të ndryshme të botës shfaqën pingpong të nivelit të lartë për moshën që kanë.

Prej garuesve tanë, më i suksesshmi ishte Imran Duraku, që zuri vendin e dytë për U-11, ndërsa në çifte të përziera, Lenë Osmani dhe Blend Hajdari shënuan dy fitore, duke arritur deri në gjysmëfinale për U19.

Më 30 tetor, fillon organizimi i “WTT Feeder Prishtina 2024”, ku do të marrin pjesë 87 seniorë, meshkuj dhe femra të nivelit profesional.