Kurti i premtoi 160 e i bëri veç katër çerdhe, Abdixhiku: Fëmijet e Kosovës meritojnë më shumë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ia ka rikujtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, një premtim të parealizuar.
Abdixhiku tha se Kurti i kishte premtuar 160 çerdhe derisa gjatë mandatit u bënë veç katër sosh.
“Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! Ndryshimi po vjen!”, tha ai.
Kreu i LDK-së postimin e tij e shoqëroi edhe me një video me sekuenca të marra nga fushata e kaluar zgjedhore e Vetëvendosjes.