Mediat franceze: Edon Zhegrovës iu vodh shtëpia Natën e Vitit të Ri
Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, duket se nuk ka kaluar mirë në festën e ndërrimit të moteve.
Mediat franceze raportojnë se atij iu vodh shtëpia pak para mesnatës së 31 dhjetorit.
Dyshohet se aty u vodhën stoli dhe veshje luksoze.
Oficerët e policisë zbuluan një thyerje të një shtëpie në Losc në Villeneuve-d’Ascq.
Aty ishte hapur dera e përparme. Ishte ora 23:50 kur alarmi i shtëpisë u ndez, por duket se anëtari i Lille nuk ishte në shtëpi.
Thuhet se policia kishte kontaktuar me 24- vjeçarin përmes një videokonference, për të konstatuar tutje dëmet. Rasti po hetohet, derisa futbollisti i Kosovës deklaratën e tij do ta jap gjatë ditëve të ardhshme.