Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka shtuar se Muhaxheri është sulmuar fizikisht sot rreth orës 08:50 në rrugën “Bill Klinton”.

Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore, të të dyshuarit janë arrestuar.