Kosova gjeti golin e tretë në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Autor i golit është Valmir Matoshi i cili gjeti golin në minutën e 78-të duke e bërë rezultatin 3-0, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë që Matoshi kishte lënë kombëtaren e Zvicrës, ndërsa vendosi të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, ndërsa ditëve të fundit ishte “sulmuar” nga mediat zvicerane për vendimin e tij.

