Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të ShBA-së

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të ShBA-së

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të ShBA-së, West Point.

Në një njoftimin në Facebook thuhet se konkursi është i hapur prej datës 24 tetor 2024 deri më 7 nëntor 2024.

Mosha për aplikim është 18-22 vjeç.

Njoftimi zyrtar për shpalljen e konkursit është i publikuar në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net

Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online dhe bashkëngjisin dokumentet në: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në numrat e telefonit:

038- 555584 5690 dhe 038- 555584 5691 apo në email: [email protected].