Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, ja çka biseduan

Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, ja çka biseduan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduani.

Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në detyrën e re, Gjeneral Majorit, Barduani, teksa shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim të afërt ndërmjet qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it.

Biseduan rreth rëndësisë së komunikimit të rregullt dhe bashkërendimit në shërbim të sigurisë dhe paqes në vend, dhe bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta të KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Kryeministri falënderoi KFOR-in për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm në Kosovë.

Gjeneral Majori Enrico Barduani është oficeri i 14-të italian që merr komandën dhe do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it.

Ai mori komandën me 11 tetor të këtij viti.