Totaj në “Global Leadership Forum” në Washington, prezanton punët e qeverisjes lokale në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj po merr pjesë “Global Leadership Forum”, në kuader të H. H. Fellowship, që po mbahet në Washington DC.
Totaj ka qenë panelist në diskutimin “Sfidat dhe mundësitë e lidershipit”.
“Falënderues dhe mirënjohës ndaj organizatorëve që më dhanë mundësinë që në kuadër të konceptit të lidershipit, duke ilustruar me shembuj konkret, të prezantoj dhe disa nga shumë punë të mira që po bën qeverisja lokale në Prizren”, ka shkruar Totaj.