HomeAktualeGlauk Konjufca voton me bashkëshorten: Sa më i lartë zëri i qytetarëve,...

Glauk Konjufca voton me bashkëshorten: Sa më i lartë zëri i qytetarëve, aq më e fortë demokracia

spot_img

Ministri i punëve të jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshorten e tij, Emirën, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme.

Përmes një postimi, Konjufca theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në proceset demokratike.

“Së bashku me gruan time, Emirën, sot dolëm dhe votuam. Demokracia e merr kuptimin e saj të plotë kur qytetarët marrin pjesë dhe vendosin për të ardhmen e vendit të tyre. Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më i lartë zëri i qytetarëve, aq më e fortë demokracia jonë”, ka shkruar Konjufca.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojnë me votën e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...