Kërkohet mbështetje për KOK-un

Kërkohet mbështetje për KOK-un

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka pritur kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini me të cilin kanë diskutuar çështje të ndryshme të bashkëpunimit.

Presidenti Krasniqi kërkoi nga kryetari Shahini që ta shtrijë ndikimin e tij tek bizneset për ta mbështetur KOK-un dhe sportin në përgjithësi, duke shfrytëzuar lehtësirat që sjell Ligji për Sponsorizim.

Kryetari Shahini, duke vlerësuar lart të arriturat e sportit tonë, theksoi se qëllimi i tyre është mbështetja e produkteve vendore, ashtu siç i kemi edhe sportistët tanë, që po na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare.

#KOK #AleancaKosovaeBizneseve