Ballkani i shkon në ‘konak’ Kosova Dusseldorfit më 16 nëntor
Tashmë është publikuar edhe data e zhvillimit të Superkupës Kosovë-Diasporë.
Ballafaqimi ndërmjet Kosova Dusseldorf dhe Ballkanit, do të zhvillohet të shtunën e 16 nëntorit me fillim në orën 14:30, raporton Klankosova.tv.
Burme të Klan Kosovës brenda kampit të kampionëve të Republikës, konfirmojnë se kjo datë është zgjedhur me marrëveshje tre-palëshe, duke përfshirë dy klubet në fjalë dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi i shkon përshtati pushimit të kampionatit në Kosovës, si shkak i ndeshjeve të kombëtareve.
Vitin e kaluar në kuadër të këtij formati revyal, Prishtina mposhti Kastriotin e Stukenbrockut 4-0, ballafaqim ky i zhvilluar në kampin nacional në Hajvali, njofton Klankosova.tv.