Vedat Muriqi rikthehet nga lëndimi me një super paraqitje në La Liga
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është rikthyer nga lëndimi me një super paraqitje në La Liga.
Muriqi shënoi për ekipin e tij, Mallorca, kundër Rayo Vallecanos, golin e vetëm të ndeshjes, duke i mundësuar ekipit të tij të arkëtojë pikët e plota.
Muriqi, i cili u shpall lojtari i ndeshjes, luajti plot 84 minuta dhe i mjaftuan vetëm 38 prekje të topit dhe 63% saktësi në pasime për të ndalur 3 pikë në Estadi de Son Moix.
Performanca e Vedat Muriqit u vlerësua me notën 7.7.