Prishtina mposht Malishevën, Feronikeli 74 frenon Dritën në barazim

Prishtina mposht Malishevën, Feronikeli 74 frenon Dritën në barazim

Skuadra e Prishtinës ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj liderit të tabelës, Malishevës, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, në stadiumin “Liman Gegaj”, në kuadër të xhiros së nëntë të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit fituan me rezultat 3:1, duke u ngjitur tashmë në pozitën e dytë, me 16 pikë, derisa Malisheva ka një pikë më shumë në pozitën e parë. Ndeshja nisi me epërsinë e vendësve, që e kaluan në epërsi në minutën e tretë, me golin e Drilon Hazrollajt. Megjithatë, katër minuta më vonë, sulmuesi Sunday Akinbule barazoi rezultatin për Prishtinën.

Para se skuadrat të shkonin në pushim mbrojtësi Dion Gallapeni shënoi golin e epërsisë për Prishtinën, në minutën e dytë të shtesës. Ndërkohë, golin e tretë, i cili edhe e vulosi fitoren, erdhi nga Leonat Vitija në minutën e 76-të.

Ndërkohë, skuadra e Feronikelit 74 ka arritur barazimin e dytë këtë edicion, duke e mbyllur ndeshjen me Dritën pa gola. Rastin më të mirë për të shënuar e pati Feronikeli 74, në minutën e 92-të, por Hasan Hyseni nga një pozitë e volitshme gjuajti jashtë porte.