Mbyllet për renovim tuneli i “Kurrizit”, punëtorët kurrkah (VIDEO)

Mbyllet për renovim tuneli i “Kurrizit”, punëtorët kurrkah (VIDEO)

Dy javë më parë, Komuna e Prishtinës nisi punimet për rinovimin e tunelit në lagjen Dardania.

E për të parë se si po shkojnë punimet, ekipi i emisionit “Ju flet Prishtina” gjatë të enjtes doli në terren, por s’e pa asnjë punëtor.

Edhe banorët e zonës thonë se krejt çka panë ditëve të fundit te tuneli tashmë i mbyllur për qarkullim, janë vetëm pajisjet, por jo edhe të zotët e punës.

Kryeqyteti mohon këto pretendime. Madje flasin bindshëm se punimet po zhvillohet me intensitet goxha të mirë.

Përveç asfaltit, komunarët do të investojnë në ndriçim e në shtigje për biçikleta, që sipas tyre të gjitha këto do ta transformojnë hapësirën e këtij tuneli.

Ekzekutivi prishtinas, punimet për tunelin e “Kurrizit” po i quan rinovim artistik e infrastrukturor, punimet e së cilit janë planifikuar me 240 ditë pune dhe pritet të finalizohet në mesin e vitit 2025.

Partia opozitare, PDK dyshon se nëse ky projekt do të finalizohet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Kjo parti ka vërejtje qysh në fillet e këtij projekti ku theksojnë se është zvarritur qëllimshëm.

Rinovimi i këtij tuneli, ekzekutivit të Prishtinës do t’i kushtojë 1.2 milion euro.