“Po, kam pasur një marrëdhënie”, Mbappe bën hapa pas, çështja merr një tjetër rrjedhë

“Po, kam pasur një marrëdhënie”, Mbappe bën hapa pas, çështja merr një tjetër rrjedhë

Kylian Mbappe ishte mungesa e madhe e Francës në dy sfidat e tetorit në Ligën e Kombeve, por emri i tij vijon të bëjë xhiron në media, kjo për faktin se mbi sulmuesin e Real Madrid, rendon një akuzë e fortë, ajo për përdhunim.

Menjëherë sapo ky lajm u bë publik, Mbappe, me anë të përfaqësueseve të tij nxituan duke thënë se ishte një “fake news”, por tani është vetë lojtari që bën hapa pas duke pranuar se ka pasur një marrëdhënie në hotelin e kryeqytetit suedez, por ky ka qenë një raport konsensual.

Denoncimi sipas përfaqësueseve të tij ka ardhur nga një tjetër femër. Le Perisien ka provuar të ndërtojë nga e para këtë histori duke analizuar faktet. Fakt është që Mbappe ka qenë në Stokholm, ka qenë në atë hotel ku është zhvilluar një festë private. Francezi ka pasur një marrëdhënie me një femër, por jo kundër dëshirës së sajë.

Denoncimi për përdhunim dhe ngacmim ka ardhur në zyrat e Prokurorisë nga një tjetër femër. Pavarësisht se kanë kaluar katër ditë që kur është bërë denoncimi, as Mbappe as përfaqësuesit e tij nuk janë informuar për këtë zhvillim të ri, shkruan Ballkanweb.