Kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj: Adriani ishte nismëtar dhe fitimtar i të gjitha betejave çlirimtare
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ramush Ahmetaj, së bashku me bashkëpartiakë kanë nderuar heroin Adrian Krasniqi në 27-vjetorin e rënies.
Ahmetaj me kolegët e partisë kanë bërë homazhe te shtatorja e Adrianit në Pejë, në vendlindjen e tij në Vranocë dhe tek vendi i rënies në Kliçinë.
Kandidati për deputet, Ahmetaj, ka thënë se Adriani ishte nismëtar dhe fitimtar i të gjitha betejave çlirimtare për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot me rastin e 27-vjetorit të rënjës heroike të Adrian Krasniqit, së bashku me liderin tonë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj, të shoqëruar edhe nga disa kandidat për deputet të ardhshëm nga radhët e AAK-së si: Gjeneral Lahi Brahimaj, Dr.Arbër Tolaj, Dr.Ali Berishën, Rasim Selmanaj, Dr.Time Kadriaj, e zyrtar tjerë të lartë të AAK-së, më Nënë Mejremen, dhe bashkëfshatar e Adrianit ishim në vëndlindjen e Adrian Krasniqit në Vranoc të Pejës. Ishim aty ku pushon trupi i Adrian Rexhep Krasniqit i atij vigani aq të madh të shqiptarisë, i Adrianit meritor të lirisë e vazhdues i luftës për liri, nismëtar dhe fitimtar i të gjitha betejave çlirimtare për lirinë e Kosovës. Po ashtu bëmë homazhe edhe pranë shtatorës së Adrianit në Pejë duke e nderuar jetën dhe veprën madhore të këtij kolosi liribërës. Po sot u zhvilluan aktivitete dhe u bënë nderime tek vendi i rënjës në Kliçinë, aty ku ra dëshmor, Gjeneral Kolonel Adrian Krasniqi më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës. Aktivitetet për nderë të jetës dhe veprës së Adrian Krasniqit vazhdojnë edhe më datën 19.10.2024, ku do të mbahet një turnir memorial në futboll të vogël.
Lavdi jetës dhe veprës madhore të Gjeneral Kolonel Adrian Krasniqi!