Abdixhiku: Zgjedhjet e 9 shkurtit bëhen për hapin e Kosovës drejt familjes euroatlantike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përplasjeve pozitë- opozitë për çështjen e ushqimit në FSK dhe disa bisedave që u publikuan së fundi në media, siç është ajo e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin dhe Mimoza Kusarit me Igor Simiqin.
Ai tha se “paniku i pushtetit pas shpërthimeve të skandaleve të njëpasnjëshme, po i shtynë ata drejt një gjuhe të zakonshme ofenduese – përplot urrejtje e mllef”.
Abdixhiku shtoi se sa më të thella janë skandalet aq më të thella janë ofendimet.
Kreu i LDK-së theksoi se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk do të bëhen se kush shan më mirë dhe se për këtë ua jep medaljen që tani VV-së.
“Nga sot, deri më 9 shkurt, ju ftoj të bëni këtë rrugëtim me mua. Rrugën, drejt një Republike që e meritojmë, drejt shpresës e jetës së mirë, duhet ta bëjmë bashkë. Dhe rrugën do ta bëjmë bashkë!”, tha ai.