HomeAktualeNdahen 100 mijë euro për veprimtarinë botuese të UP-së dhe miratohet logoja...

Ndahen 100 mijë euro për veprimtarinë botuese të UP-së dhe miratohet logoja e këtyre botimeve

spot_img

Në mbledhjen e Këshillit Botues të Universitetit të Prishtinës u miratua logoja e Botimeve të UP-së, e dizajnuar nga prof. Zeni Ballazhi dhe u dha lajmi i mirë që Këshilli Drejtues ka ndarë 100 mijë euro për veprimtarinë botuese, në varësi nga nevojat e njësive akademike.

Gjatë mbledhjes, u bë e ditur se më 4 qershor 2026 është marrë vendimi për themelimin e Zyrës së Botimeve të Universitetit të Prishtinës (BUP). Botimet që do të dalin nga kjo zyrë, do të organizohen, ruhen e publikohen në një platformë elektronike me qasje të hapur, e ngritur dhe konfiguruar nga z. Hajrullah Hajrullahu, drejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit. Para anëtarëve të Këshillit Botues u prezantua sot edhe versioni fillestar i kësaj platforme.

Kryetari i Këshillit Botues, prorektori për mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe botime, prof. Adem Beha, tha se platforma e botimeve të Universitetit të Prishtinës dhe vetë këto botime do ta kenë jetën e vet dhe do të zhvillohen shumë shpejt.

Më pas, anëtarët e Këshillit Botues diskutuan edhe për Strategjinë e Botimeve të UP-së 2026 -2030, me të cilën është paraparë veprimtaria botuese e UP-së brenda katër vjetësh. U propozua që botimet e UP-së të fokusohen aktualisht te tekstet mësimore, monografitë dhe doracakët për studentë, për t’u zgjeruar pastaj edhe me forma tjera të publikimeve akademike.

Strategjia ishte bazuar në një hulumtim të profesorit Canolli, anëtar i Këshilli Botues, të kryer me lejen dhe për nevojat e Këshillit Botues, në të cilin ishin përfshirë sugjerimet e 133 profesorëve dhe 366 studentëve në lidhje me botimet dhe format e botimit që i duhen Universitetit të Prishtinës. Përfundimi kryesor i këtij hulumtimi ishte kërkesa e të anketuarve për një bibliotekë digjitale universitare me qasje të hapur.

Së shpejti do të hapet edhe thirrja për botime për stafin e UP-së.

Anëtarët e Këshillit Botues u pajtuan që në mbledhjen e radhës të diskutojnë mes tjerash edhe për standardizimin e procesit të aplikimit për botime nga personeli akademik i UP-së.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...