Italia nuk fal, Franca ia del ndaj Belgjikës, fiton Gjermania, barazim me gola mes Ukrainës dhe Çekisë
Ndeshjet e Nations League prodhuan spektakël dhe gola.
Italia nuk hasi vështirësi ndaj Izraelit, teksa fitoi 4-1.
Franca mundi 1-2 Belgjikën, me dopietën e Kolo Muani. Goli i Opendas për “djajtë” shërbeu vetëm për statistikë.
Gjermania kaloi 1-0 pengesën e Holandës. Goli i vetëm u realizua nga Leweling.
Barazim 1-1 mes Çekisë dhe Ukrainës. Ky rezultat, bën që Shqipëria të mbetet në vendin e 3-të në grup, transmeton BallkanWeb.